Allegri: Juve favorit për Scudetton

dardanmiftari | Monday, August 06, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se Juventusi është favorit për ta fituar titullin e kampionit të Serie A në sezonin 2012/13, por ka cekur se në futboll mund të ndodhë gjithçka.

“Juventusi ka bërë disa nënshkrime të mira dhe ata janë favoritë për ta fituar titullin. Megjithatë, ju kurrë nuk mund ta dini se si gjërat shkojnë në futboll”.

“Vitin e kaluar, çdokush mendonte se ne do të dominojmë ligën dhe se do të ishim rivalë me Interin. Por në fund Juventusi e fitoi titullin pa humbur, andaj kush e di...”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...