Chelsea kërkon 25 milionë për Sturridge

Unknown | Tuesday, August 28, 2012 | 0 Komente

Chelsea është duke kërkuar 25 milionë funte për ta shitur sulmuesin Danny Sturridge. The Sun shkruan se Sturridge, 22-vjeçar, ka frikë se shanset e tij për të luajtur me ekipin e parë do të jetë shumë të kufizuara këtë sezon.

Por, me Liverpool dhe Tottenham të interesuar në të, kampionët e Evropës nuk do ta lejojnë atë të largohet lirë dhe mendohet se do të kërkojnë plot 25 milionë funte.

Stuirridge nuk ka startuar në asnjërën prej tre ndeshjeve të Bluve në sezonin e ri në Ligën Premier deri tash dhe ishte po ashtu në karrigen e rezervave edhe në ndeshjen e Community Shields ndaj Manchester Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...