Edhe United heq dorë nga Lucas
Pas Interit, edhe Manchester United ka hequr dorë nga gara për transferimin e mesfushorit të Sao Paulos, Lucas Moura, për shkak të kërkesave të mëdha të vet futbollistit.
Daily Mirror raporton se United nuk e kishte problem PSG-në dhe marrëveshjen e arritur, pasi do të paguante më shumë para, por problemi ekzistoi në pagën e lojtarit, i cili kërkoi edhe 7.5 milionë euro në bonuse.
Në ndërkohë, Sao Paulo ka konfirmuar marrëveshjen me PSG-në dhe se gjithçka është në dorë të lojtarit, që të nënshkruaje me klubin francez pas përfundimit të Lojërave Olimpike, Londra 2012.
Category: Futboll
0 Komente