Editorial: Real Madrid vs Barcelona – Shpresojmë të mos jemi në teatër!

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 1 Komente

Orët janë duke shkuar teksa ndeshja më e madhe në planet është duke u afruar. Fansat e klubeve respektive me ethe dhe me padurim janë duke e pritur ndeshjen më të madhe në planet, e cila shikohet me miliona shikues anë e mbanë botës, të cilët shpeshherë në fund të saj kanë ditur të dalin të pakënaqur – Por pse? Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta gjeni duke e lexuar artikullin e mëposhtëm.

Të gjithë ata që shikojnë pak futboll, shumë lehtë mund ta dallojnë që Barcelona për momentin luan futbollin më të mirë në botë, dhe kjo gjë është shumë e lehtë të pranohet pasi ka një skuadër mjaft të kompletuar, të cilët kompozohen shumë mirë ndërmjet veti.

Sidoqoftë, Barcelona edhe me këtë lojë shumë të bukur që është duke luajtur, nuk do të mund të fitonte aq shumë tituj, sa ka fituar, po në anën e tyre të mos ishin gjyqtarët, të cilët shumë shpesh kanë qenë si lojtari i 12 për Blaugranët.

Lojtarët e Barcelonës janë ekspertë të simulimeve, teksa sa përmendim këtë fjalë në mendje na bie menjëherë mesfushori Sergio Busquets, i cili shumë herë ka qenë shpëtues i Barcelonës, pasi ka nxjerrur kartona të kuq te kundërshtarët, të cilët nuk kanë ekzituar fare, teksa për të verdhë të mos flasim fare.

Për ndeshjet e sezoneve të kaluar, si kundër Arsenalit, Milanit dhe Chelseat tashmë të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur aty, mirëpo kjo gjë ka filluar të përsëritet edhe në sezonin 2012-13. Fillimisht të ju rikujtojmë që goli i barazimit i shënuar nga Pedro, një javë më parë në Camp Nou kundër Real Madridit, ishte pozitë jashtë loje e pastër, mirëpo pse nuk u ndal loja? Këtë përgjigjë mund ta marrim vetëm nga gjyqtari i takimit? Vazhdojmë më tutje.

Vetëm tre ditë më vonë, Barcelona ishte në disavantazh kundër një Osasune të shkëlqyer në kuadër të La Ligas. Blaugranët asesi nuk po arrinin të krijonin raste për të shënuar gol. Sidoqoftë, ata me anë të Messit arritën të barazonin rezultatin, në një aksion ku dy herë ishte pozitë jashtë loje.

As këtë gjë nuk e panë gjyqtarët? Ndoshta tingëllon paksa çuditshëm, pasi ata cilësohen si eksperta dhe aty janë për këtë punë? E lëmë me kaq… Shpresojmë që ndeshja e sotme të jetë një ndeshje e pastër, të mos ketë gabime nga gjyqtarët, kundër asnjërit klub.

Shpresojmë që të mos ketë shumë simulime, dhe bota të sheh që kjo është ndeshja më e madhe e futbollit në planet.

Çka mendoni për këto gjyqtarë? Pse janë duke bërë këto gabime? Shprehuni në hapësirën për komente…

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. ju vete e thate qe duhen pyetur gjyqtaret kshq ne nuk dime gje

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...