Kosova e para në Holandë

Unknown | Sunday, August 26, 2012 | 0 Komente

Në ditën e tretë të turneut “Limburg Basketball Trophy” në Holandë, përfaqësuesja e Kosovës U-17 zhvilloi dy ndeshjet e fundit duke shënuar fitore, me çka rezultoi edhe fituese e kësaj gare prestigjioze.

Krahasuar me dy ditët e para dhe kundërshtarëve që pati, të dielën Kosova u përball me Nigerinë dhe Izraelin, rivalë shumë të papërshtatshëm. Përfaqësuesja jonë mundi kundërshtarët bindshëm: Kosova U-17 – Alofa Nigeri (69-47) dhe Kfar Vradim Irael – Kosova (47-66).

Kosova në këtë turne i fitoi të gjitha ndeshjet dhe me pesë fitore u shpall kampione e kësaj gare. Përfaqësuesja jonë fitoi të drejtë që të merr pjesë sërish vitin e ardhshëm në këtë turne .

Përfaqësuesja U 17 është ftuar të jetë pjesëmarrëse edhe në turne tjera, në Holandë, Izrael dhe Gjermani.

Edhe gjyqtari Alban Vula pati paraqitje të denjë duke u deleguar në pesë ndeshje të këtij turneu në këtë grupmoshë, si dhe ndau drejtësi edhe ne kategori tjera, si U-21 dhe kategori të femrave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...