Milani duhet të përmirësohet shumë

Unknown | Monday, August 27, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Rossonerëve, Riccardo Montolivo, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas humbjes prej 1-0 nga Sampdoria në javën e parë të sezonit të ri në Serie A.

“Ka edhe shumë punë për t’u bërë në të gjitha pozitat dhe na duhet ta gjejmë baraspeshën e duhur”. “Ka shumë hapësira për përmirësime”.

“Kam pritur një tjetër rezultat për ndeshjen e parë të sezonit. Mund ta kuptoj pakënaqësinë e tifozëve, edhe ne jemi të zhgënjyer dhe të nevrikosur, por shpresoj që të kthehemi të shtunën (ndaj Bolognas)”, ka deklaruar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...