Nadal heq dorë edhe nga US Open
Lajmin e zyrtarizoi vetë fituesi i shumë grand slam turneve nëpërmjet një deklarate të publikuar pasditen e së mërkurës në “Twitter”.
“Me keqardhje më duhet të lajmëroj se nuk jam ende gati për të marrë pjesë në US Open”, njoftoi ai, duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë tifozët e tij, veçanërisht ata në New York.
Për herë të fundit, Nadal ka luajtur një takim zyrtar më 28 qershor, kur u eliminua në raundin e dytë të Wimbledonet.
Category: Tenis
0 Komente