Panucci lavdëron karakterin e Romës
Ish-mbrojtësi i Romës, Christian Panucci, sheh përmirësime në karakterin e skuadrës së trajnerit Zdenek Zeman, pavarësisht barazimit 2-2 ndaj Catanias në ndeshjen e parë të sezonit.
“Goli nga Nico Lopez i lejoi Romës të marrë një pikë, që vitin e kaluar me Luis Enrique kurrë nuk do të arrinte”. “Ivan Piris dhe Castan? Të luash te Roma duhet të kesh personalitet dhe ata të dy duket se e kanë. Piris mendoj se ishte ca i lodhur, ai është më i shpejtë nga ajo çfarë pamë. Castan është një mbrojtës i shkëlqyer i qendër, mbase pak i pavolitshëm për t’u avancuar, por ai filloi shumë mirë”.
“Është e pamundshme të vlerësosh pas vetëm një ndeshje, ne do të duhet t’i shohim edhe ndeshjet e ardhshme dhe të kuptojmë vlerën e vërtetë të këtyre lojtarëve”, ka thënë Panucci

Category: Futboll

0 Komente