Pëson Reali

Unknown | Sunday, August 26, 2012 | 0 Komente

Real Madridi është mposhtur me rezultat 2-1 nga Getafe në derbin madrilen që u zhvillua në Coliseum Alfonso Perez.

Mbretërit arritën që ta menaxhonin pjesën e parë dhe ta mbyllnin me epërsi. Di Maria dërgoi një top drejt bashkëkombësit të tij, Gonzalo Higuain dhe argjentinasi u kujdes që ekipi i tij të krijonte avantazh (27’).

Mirëpo, në gjysmën e dytë gjërat ndryshuan. Ishin vendasit ata që arritën të ishin më efikasë dhe më të qëndrueshëm deri në fund. Juan Valera pranoi një top nga Barrada në zonë dhe me kokë mposhti Iker Casillasin (53’), për ta nivelizuar ndeshjen.

Në vazhdim të lojës, Getafe arriti të kalojë në avantazh. Pas një kundërsulmi të vendasve, Adrian Colunga e shërbeu Abdel Barradan, i cili e shënoi golin e fitores (75’). Pas dy xhirosh, Real Madridi ka vetëm një pikë të fituar, ndërsa Getafe grumbullon tri pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...