Puyol luan ndaj Realit

Unknown | Tuesday, August 28, 2012 | 0 Komente

Carles Puyol është përfshirë në skuadrën e Barcelonës që do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.

Kapiteni blaugran pësoi një frakturë në ashtin mollëzor të dielën ndaj Osasunas dhe është pritur që të mungojë për një kohë. Megjithatë, ai është deklaruar i gatshëm, ndërsa gjatë ndeshjes pritet të mbajë maskë.

Takimin në Santiago Bernabeu, Barcelona do ta fillojë me avantazh prej 3-2 nga ndeshja e parë në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...