Shaqiri pranon edhe rolin e rezervës
Anësori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, është i gatshëm të pranojë edhe qëndrimin në karrigen e rezervave, pasi mendon se interesi kolektiv i skuadrës është më i rëndësishëm.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane luajti nga fillimi në fitoren 3-0 ndaj Greuther Furth të shtunën, por pritet të qëndrojë në karrige kur francezi Franck Ribery të kthehet nga lëndimi. “Vërtet nuk është me rëndësi kush luan nga fillimi dhe kush duhet të qëndrojë në karrige.
E rëndësishme është që ne të veprojmë si ekip këtë sezon”. “Vetëm atëherë ne mund të jemi të suksesshëm. Edhe kur unë do të qëndrojë në karrige për disa javë, nuk do të shqetësohem, edhe pse është e qartë se çdo lojtar dëshiron të luajë”, ka thënë Shaqiri për TZ.
Bayerni do të përballet me Stuttgartin të dielën, në ndeshjen e dytë të sezonit në Bundesliga.

Category: Futboll

0 Komente