Tjetër barazim i Arsenalit

Unknown | Sunday, August 26, 2012 | 0 Komente


Stoke City si zakonisht ka arritur të ndalë Arsenalin në Britannia Stadium, duke nxjerrë një barazim pa gola ndaj Topçinjve.

Arsenali nga fillimi i takimit ishte dominant. Olivier Giroud startoi, ashtu sikurse Podolski, por asnjëri prej tyre nuk u tregua konkret para portës kundërshtare. Topçinjt e dominuan takimin gjatë gjithë kohës, sidomos në posedim, por ndërprerjet u treguan rreziku kryesor për portën e Arsenalit.

Në fund, ndeshja përfundoi pa gola të shënuar dhe me barazim 0-0. Arsenali edhe pas javës së dytë nuk ka pësuar humbje, por as nuk ka shënuar fitore, e as nuk ka shënuar një gol të vetëm, duke qëndruar në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm dy pikë pas dy javëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...