Van Persie në Gjermani me Arsenalin, pranë rinovimit?
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka udhëtuar në Gjermani si pjesë e stërvitjeve parasezonale me klubin londinez, përderisa e ardhmja e tij në klub është ende e pavendosur.
Kapiteni i Arsenalit bëri të ditur kohë më parë se nuk do të rinovojë kontratën, duke lënë të hapur të ardhmen e tij, ndërsa pas acarimeve me klubin, ai është parë duke stërvitur i kënaqur ditëve të fundit dhe kjo është reflektuar edhe me udhëtimin e tij me ekipin në Gjermani.
Përkundër deklaratës së Van Persiet se nuk do të rinovojë dhe ofertave nga Juventus dhe Manchester United, nuk do të duhet të befasohemi nëse holandezi vendos të rinovojë kontratën para përfundimit të afatit kalimtar veror.
Category: Futboll
0 Komente