Allegri: Jam i brengosur

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zbuluar brengën e tij pas startit më të keq të një sezoni në shtëpi që prej vitit 1930, duke thënë se ekipi duhet të jetë i qetë pas disfatës nga Atalanta.

“Ne kemi pasur vetëm një pikë më shumë në këtë pikë sezonin e kaluar. Ekipi ka ndryshuar dhe duhet të jemi të qetë. E pranoj, jam i brengosur sepse nuk po luajmë mirë. Ne duhet të jemi më optimist në lojë dhe më të lirë. Djemt duhet që të ngriten dhe të kuptojnë se nervoza nuk të lë të përparosh”.

“Ne definitivisht duhet të kthehemi në binarë, por më shumë në nivel psikologjik se sa atë teknik. Janë disa djem të rinj të cilët duhet të rikuperohen nga këto dy disfata”, tha Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...