Wenger: Po luajmë si ekip

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar formën e ekipit të tij pas fitores së thellë ndaj Southamptonit me rezultat 6-1, duke thënë se lojtarët e tij po luajnë si ekip.

Për 35 minuta Topçinjtë arritën të realizojnë katër gola në portën kundërshtare, duke treguar se janë shumë të rrezikshëm këtë sezon.

“Ne kemi dy javë interesante para nesh, sepse luajmë ndaj Manchester Cityt, Chelseat dhe Montpellierit në Ligën e Kampionëve. Ne tani kemi fituar origjinën tonë të lojës. Ekziston energji pozitive në këtë ekip – dëshirë për të luajtur, dëshirë për të luajtur mirë së bashku, një lojë vërtet ekipore, kështu që është kënaqësi”, ka theksuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...