Allegri: Pastrimi i Milanit ishte i pashmangshëm

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, thotë se ndryshimet e mëdha në skuadër gjatë verës ishin të pashmangshme.

Skuadra e Allegrit ka pësuar një pastrim të madh në muajt e fundit, duke humbur shumicën e lojtarëve me përvojë.

“Ne kishim nevojë për një ndryshim gjeneral. Kjo mund të mos jetë bukur, por kështu vazhdon jeta”.

“Carlo Ancelotti ishte me fat që ishte trajner i lojtarëve si Gennaro Gattuso, Pippo Inzaghi, Alessandro Nesta dhe Clarence Seedorf në kulmin e karrierave të tyre. Edhe unë do t’i doja ta në ekipin tim kur ata ishin shtatë vjet më të rinj”.

“Duhet kurajë të marrësh vendime të tilla të dhimbshme të cilat i ka marrë Milani, por të vazhdojmë të flasim për këta kampionë është mosrespekt për ata lojtarë të cilët kanë mbetur”, ka thënë Allegri për La Stampa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...