Arsenali i jashtëzakonshëm

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Skuadra e Arsene Wenger edhe një herë i ka heshtur kritikët me një triumf prej 6-1 kundër Southamptonit në Emirates.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 11-të dhe u shënua nga lojtarët mysafirë, por në portën e tyre. Fatkeqi ishte Jos Hooiveld. Transferi i sivjetmë i Topçinjve, Lukas Podolski, shënoi një gol të bukur për epërsinë e dyfishte (31’).

Menjëherë pas (35’), Gervinho e ngriti edhe më shumë avantazhin e vendasve, ndërsa asistimi ishte i Mikel Artetas. Pasoi një tjetër autogol i lojtarëve mysafirë, kësaj radhe realizoi Nathaniel Clyne (38’).

Në fund të pjesës së parë (45’), lojtarët e Southamptonit më në fund shënuan në portën kundërshtare me anë të Daniel Fox, por ky gol rezultoi të ishte gol i nderit për ta. Në gjysmën e dytë, Topçinjtë shënuan edhe dy herë. Ishte Gervinho me golin e dytë personal në ndeshje (71’) dhe më pas lojtari që e zëvendësoi atë, Theo Walcott, vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (88’).

Pas katër xhirosh, Arsenali ka grumbulluar tetë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...