Triumfojnë Bayerni dhe Dortmundi

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Dy rivalët kryesore për titullin e Bundesligas, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kanë regjistruar fitore në javën e tretë kundër Mainzit, respektivisht Bayer Leverkusenit.

Bavarezët fituan në Allianz Arena me rezultat 3-1. Porsa fillo ndeshja (2’), Mario Mandzukic çoi në këmbë tifozët vendas.

Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger u përkujdes që ta dërgonte ekipin e tij në pushim me avantazh të dyfishtë (13’).

Në gjysmën e dytë (59’), Adam Szalai shënoi nga penaltia golin që rezultoi i nderit, pasi që Toni Kroos e shënoi edh golin e tretë për Bayernin (90’).

Nga ana tjetër, Borussia Dormundi ka fituar me rezultat 3-0 përballë Leverkusenit. Hummels (29’), Blaszczykowski (39’) dhe Lewandowski (78’), ishin golashënuesit.

Bayern Munichu mban kreun e Bundesligas me nëntë pikë, ndërsa Dormundi ka shtatë pikë pas tri javësh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...