‘Atalanta e meritoi fitoren ndaj Milanit’

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Mentaliteti superior i ka ndihmuar Atalantas që ta mposhtë Milanin në sfidën e të shtunës – thotë Luca Cigarini.

Ishte pikërisht një gol i shënuar nga mesfushori italian që bëri diferencën në San Siro, ndërsa kjo ishte fitorja e parë e Atalantas këtë sezon.

“Ishte një ndeshje luftarake, e bukur. Të dyja skuadrat kanë mundur të fitojnë”.

“Ne fituam për shkak të pikëpamjes mentale. Mendoj se Milani zhvilloi një lojë të shkëlqyer”.

“Ata patën një ose dy raste të pastra shënimi, por ne ishim të disiplinuar, prandaj merituam të fitojmë”, ka deklaruar Cigarini për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...