Busquets i befasuar me startin e dobët të Realit

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, nuk e konsideron shumë të rëndësishme diferencën prej tetë pikësh të skuadrës së tij kundrejt rivalit Real Madrid në këtë fazë të sezonit, por është shprehur i befasuar pas këtij fillimi të keq të Mbretërve.

Në këtë fillimsezoni, kampioni i Spanjës ka fituar vetëm një ndeshje, një ka barazuar dhe dy i ka humbur (katër pikë), ndërkohë që Blaugranët i kanë fituar të katër ndeshjet e para (12 pikë).

Busquets ka thënë për Mundo Deportivo se skuadra e tij kujdeset vetëm për rezultatet e veta dhe nuk i shikon se çfarë bëjnë të tjerët.

“Ne zhvillojmë çdo ndeshje duke mos shikuar se çfarë bëjnë të tjerët... Duhet të përqendrohemi vetëm te vetvetja”, ka deklaruar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...