AVB: Tottenhami serioz për Europa League

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, thotë se ata do të marrin seriozisht Ligën e Evropës, që nga ndeshja e të enjtes ndaj Lazios.

“Kjo garë është shumë e rëndësishme. Është një garë e vështirë, ju duhet të luani 15 ndeshje para se të arrini në finale, andaj është e vështirë e fuqishme dhe ku luajnë ekipet më të mira që nuk janë në Ligën e Kampionëve”.

“Kjo ju jep qasje në Superkupën Evropiane dhe, për mua, gjithmonë kam menduar se është një garë prestigjioze dhe duhet të promovohet kështu pasi, pas zhdukjes së Kupës së Kupave, nuk është më vetëm Liga e Kampionëve”.

“Nëse ne mund ta fitojmë këtë trofe, kjo do të thotë shumë për historinë e Tottenham Hotspur dhe do të ishte vërtet diçka e veçantë”, ka thënë Villas-Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...