Ancelotti: Ibra nuk ka ardhur për para

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Carlo Ancelotti thotë se lojtarët yje nuk janë joshur nga paratë për të shkruar te Paris Saint-Germain, por nga ambiciet e klubit për t’u bërë një prej më të mëdhenjve në Evropë.

Gjatë afatit kalimtar veror, PSG transferoi emrat e mëdhenj të futbollit si Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Ezequiel Lavezzi, për të çuar në 200 milionë euro harxhimet në tre afatet e fundit kalimtare.

“Mendoj se çdokush flet për paratë që PSG u jep këtyre lojtarëve, por mendoj se më i rëndësishme është projekti”.

“Ibrahimovic ka marrë të njëjtat para në Itali, siç kanë marrë edhe Thiago Silva dhe Lavezzi, por këto është një projekt shumë i veçantë dhe çdo lojtar është i përfshirë”, ka thënë Ancelotti për Goal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...