Vucinic: Juve nuk ka frikë nga Chelsea

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Mirko Vucinic thotë se Juventusi nuk ka frikë nga udhëtimi te kampioni i Ligës së Kampionëve, Chelsea, për ndeshjen e nesëme, të parën e sezonit në garën evropiane.

Juventusi u mposht 4-1 nga Fulhami në Europa League në vizitën e fundit në Londër në mars të vitit 2010, por Vucinic thotë se ata nuk kanë frikë nga skuadrat angleze.

“Ky nuk është i njëjti Chelsea i sezonit të kaluar, pasi në javët e fundit ata kanë dështuar në disa ndeshje dhe kjo shton shanset tona për të mërkurën”.

“A do të luajmë për barazim? Kurrë! Qëllimi jonë është të fitojmë të tre pikët. Ne jemi ekipi më i mirë në Itali dhe është çështje krenarie për lojtarët”, ka thënë sulmuesi malazias.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...