Galliani: Ibra nuk deshi të largohej

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Adriano Galliani ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic nuk kishte dashur të largohet nga Milani këtë verë.

Suedezi kishte zgjedhur t’i bashkohet Paris Saint-Germain vetëm pasi zëvendëspresidenti kishte thyer premtimin e tij se nuk do të pranojë asnjë ofertë për sulmuesin.

“Ibrahimovic vërtet dëshironte të qëndronte te Milani. Unë i premtova atij se ai nuk do të shitet kur ai erdhi te unë i shoqëruar nga Mino Raiola në fund të sezonit të kaluar. Megjithatë, bordi më pas pati një varg takimesh dhe ne vendosëm ta shesim atë”.

“Ai nuk flet me mua që kur është larguar nga Milani drejt Parisit. Megjithatë, nuk mund ta fajësoj atë, pasi e theva premtimin tim”, ka thënë Galliani për France Football.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...