Zabaleta: Reali gjithmonë i rrezikshëm

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Pablo Zabaleta ka porositur bashkëlotjarët e Manchester Cityt të mos mashtrohen nga fillimi zhgënjyes i sezonit nga Real Madridi.

“Kam luajtur disa vite në Primera Divizion dhe kam mësuar kurrë të mos i besoj Real Madridit. Ata mund të duken në formë të keqe tash, por ata gjithmonë kanë përgjigje për gjithçka, edhe në momente të vështira”.

“Dhe nëse ata duken se po vuajnë, është edhe më e komplikuar për kundërshtarët. Nuk besoj se ata vuajnë fizikisht dhe mentalisht. Ata kalojnë nëpër një periudhë delikate, por siç kam thënë më parë, kjo vetëm se i bën ata më të rrezikshëm”, ka thënë ish-lojtari i Espanyolit për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...