Barzagli: Chelsea i fuqishëm edhe pa Drogban

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli beson se rivali i Ligës së Kampionëve, Chelsea, është edhe më i fuqishëm këtë sezon.

Barzagli mendon se Blutë e kanë mbuluar largimin e sulmuesit Didier Drogba me përforcimet si Eden Hazard dhe Oscar.

“Po, ata ishin të fuqishëm, por ata janë edhe më të fuqishëm tash, që janë të pamposhtur në ligë. Dhe, ata po ashtu kanë një përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve”.

“Kjo do të jetë vizita ime e parë në Stamford Bridge dhe ndeshja ime e parë kundër Chelseat. Në moshën time i mbaj emocionet nën kontroll, por po ashtu e di rëndësinë e kësaj ngjarje”, ka thënë italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...