Chelsea 25 milionë për Fellainin

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Kampioni i Evropës, Chelsea, raportohet se ka kthyer shikimin kah ylli i Evertonit, Marouane Fellaini.

Mirror shkruan se klubi nga Stamford Bridge është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 25 milionë funteve për afatin kalimtar të janarit, për të nënshkruar me belgun.

Roberto Di Matteo dëshiron të shtojë një mesfushor të qendrës në ekip pasi lejoi largimin e Michael Essien në formë huazimi te Real Madridi dhe pasi shiti Raul Meireles te Fenerbahce.

Italiani po ashtu ka dyshime për efektivitetin e partneritetit të mesfushëre Frank Lampard dhe John Obi Mikel, dhe dëshiron të gjejë një mbulesë për ta.

Manchester United po ashtu është duke u interesuar për situatën e Fellainit te Evertoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...