Vieira: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Manchester Cityt, Patrick Vieira, thotë se skuadra angleze është e aftë ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Pse jo? Besoj se ne vërtet kemi një ekip të fuqishëm. Sigurisht nuk është e lehtë të shkosh në Bernabeu dhe të përpiqesh të nxjerrësh një rezultat, por besoj se me lojtarët si Yaya Toure, Sergio Aguero, Carlos Tevez, Vincent Kompany dhe Joe Hart, ne mund ta sfidojmë çdo ekip tjetër”.

“Mendoj se ndjenja brenda ekipit është ngazëllim më shumë se gjithçka tjetër, pasi ju luani kundër Madridit, Dortmundit, Ajaxit. Vitin e kaluar ishte Bayern Munich”.

“Si lojtar ju dëshironi ta sfidoni veten dhe mënyra më e mirë është të luash kundër më të mirëve, dhe jam i sigurt 100 për qind se ekipi mezi pret ndeshjen”, ka thënë Vieira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...