Shaqiri: Tifozëve u pëlqen stili im i lojës
Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, i cili është bërë favorit i tifozëve bavarezë, ka thënë se atyre u pëlqen stili i tij i lojës.
Që pas transferimit nga Baseli, 20-vjeçari ka bërë një start të mirë në Allianz Arena duke ua rrëmbyer zemrën tifozëve.
“Është shumë mirë kur të pranojnë në këtë mënyrë. Mendoj se njerëzve u pëlqen stili im i lojës dhe më konsiderojnë si një djalë normal, të pëlqyeshëm”, ka thënë Shaqiri për revistën gjermane TZ.
Futbollisti i lindur në Kosovë ka folur edhe për raportet me trajnerin Jupp Heynckes, duke thënë se është i gatshëm të luajë në cilëndo pozitë që kërkon ai, edhe pse i pëlqen pozita e mesfushorit ofensiv.
Category: Futboll
0 Komente