Presioni te Reali do të rritet edhe më shumë

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Real Madridit, John Toshack, ka thënë fajtorë kryesorë për formën e dobët të skuadrës janë vetë lojtarët.

“Është e qartë se lojtarët janë pjesërisht përgjegjës. Nganjëherë trajnerit nuk i jepet performanca që ai kërkon, prandaj është e drejtë që ta ndajnë fajin”.

“Krenaria e Mourinhos do të lëndohet keq. Është një fillim i tmerrshëm për ekipin dhe derisa kjo të vazhdojë, presioni do të shtohet”.

“Sidomos nëse gjërat nuk shkojnë mirë ndaj Manchester Cityt”, ka deklaruar Toshack për Esports Cope, suke shtuar se Mbretërit, përveç ndeshjeve të tjera do të duhet ta mposhtin edhe Barcelonën në Camp Nou, nëse duan të hyjnë në garë për titullin e La Ligas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...