Milani favorit i grupit – pohon Spalletti

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalletti, e konsideron Milanin favorit në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Rossonerët bëjnë gara së bashku me klubin rus, Malagan dhe Anderlechtin, ndërsa strategu italian beson se kuqezinjtë janë më të fortit e grupit, përkundër largimeve të shumta gjatë kësaj vere.

“Mendoj se Milani është favorit për ta fituar grupin, edhe pse kanë humbur dy lojtarë të rëndësishëm, si Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva”.

“Zeniti, Malaga dhe Anderlechti janë skuadra që mund t’i shkaktojnë probleme Milanit. Unë di si t’i motivoj lojtarët e mi për të arritur në fazën tjetër”, ka thënë Spalletti në një konferencë për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...