Inzaghi, tifoz i PSG-së në LK

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Filippo Inzaghi, ka thënë se do ta mbështesë Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve këtë sezon, megjithëse Rossonerët janë preferenca e tij e parë.

“Pas Milanit, PSG do të jetë ekipi i parë që do ta përcjell”.

“Ka pasur shumë ndryshime (te Milani). Garda e vjetër ka shkuar, Ibra, Thiago Silva, Cassano, të gjithë ata kanë shkuar. Por ne duhet t’i japim kohë trajnerit, sepse stafi është i shkëlqyer”.

“Sipas meje, vetëm Juventusi është më i mirë (se Milani në Serie A)”, ka deklaruar Pippo për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...