“Walcott mendon më shumë për para sesa për futboll”

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, thotë se Theo Walcott duhet ta zgjidhë të ardhmen e tij dhe të përqendrohet në të luajturit futboll.

Kontrata aktuale e anësorit skadon në verën e ardhshme, ndërsa anglezi është lidhur me një largim drejt Manchester Cityt ose Liverpoolit, pasi ka refuzuar bisedimet për vazhdimin e kontratës.

“Të gjithë duan që Theo Walcott të nënshkruajë kontratë të re. Ai ka shumë punë për të bërë në fushë, ndërsa aktualisht nuk është duke luajtur”.

“Ai është lojtar i mirë, por duhet ta thotë nëse qëndron ose largohet, dhe pastaj të fokusohet në futboll”.

“Të gjitha bisedimet rreth kontratës nganjëherë ndikojnë në lojë. Ai ndoshta mendon më shumë për para e më pak për lojë”, ka deklaruar Parlour për talkSPORT.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...