Për ta mposhtur Barcën nevojitet ndërhyrje hyjnore

dardanmiftari | Tuesday, September 18, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Spartak Moskës, Unai Emery, mendon se të zgjedhurve të tij do t’u duhet ndihmë hyjnore për ta mposhtur Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Ish-trajneri i Valencias është i njohur me rrezikun që paraqesin Blaugranët, por beson se ka mënyra për t’i mposhtur.

“Kur luan ndaj Barcelonës të nevojitet ndërhyrje hyjnore ose fat për t’i mposhtur. Por ka skuadra që kanë arritur t’i mposhtin”.

“Prandaj padyshim që ka mënyra të caktuara për ta mposhtur Barcën. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por vetëm shumë pak kanë arritur t’i mposhtin. Ne po përpiqemi të bëhemi një nga ata”, ka thënë Emery për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...