Balotelli do të operohet në sy

Unknown | Saturday, September 01, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se Mario Balotelli do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në sy gjatë javës që vjen (4 shtator).

22-vjeçari nuk mund të durojë më mbajtjen e thjerrëzave të kontaktit, ashtu që ka kërkuar ndërhyrje për korrigjimin e miopisë (shkurtpamësisë).
“Mario nuk është ende i gatshëm të kthehet në fushë. Ai duket se nuk mund t’i durojë më thjerrëzat e kontaktit. Ai ndjehet mirë tash, por problemi mund të kthehet kurdo”, u ka thënë Mancini gazetarëve.
Sulmuesi italian nuk do të luajë ndaj QPR-së, ndërsa veç tij mungon edhe sulmuesi kryesor, Sergio Aguero, ashtu që trajneri do të mbështetet te Carlos Tevez dhe Edin Dzeko.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...