Barazojnë Chelsea dhe City

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Skuadra e Chelseat është ndalur me barazim pa gola si mysafir i Queens Park Rangers.

Përkundër barazimit, Blutë mbajnë kreun e tabelës me dhjetë pikë të grumbulluara, një më shumë se Manchester Unitedi që gjendet në pozitën e dytë.

Nga ana tjetër, kampioni në fuqi, Manchester City ka barazuar me rezultat 1-1 në udhëtim te Stoke City.

Peter Crouch kaloi vendasit në epërsi (15’), ndërsa Javi Garcia e barazoi rezultatin (35’). Në gjysmën e dytë nuk pati gola.

Pas katër xhirosh Manchester City ka tetë pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Arsenali.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...