Rrëfimi i Fergusonit për shqiptarët

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Manchester United në një prononcim për për ‘Scottish Television’ ka rrëfyer momente të ndeshjes së zhvilluar kundër Dinamos në shtator të vitit 1983, kur ai drejtonte skuadrën skoceze Aberdin.Sipas Ferguson, ata nuk dinin asgjë për ekipin e Dinamos dhe për ta ishte një befasi gjithçka.

‘Ne ia dolëm me një gol të Xhon Hjuit, por ishte një performancë e pakënaqshme dhe na duhej shumë punë për të bërë.’

‘Më duhet të them se shqiptarët e dashuronin Skocinë. Ne u kishim prenotuar një hotel të mirë dhe u treguam mikpritjen skoceze. Gjëja që u pëlqente më shumë ishte se mund të porosisnin biftek edhe në mëngjes,’ kujton Ferguson.

Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, ai thotë se e dinin që vendi ishte shumë i varfër, ndaj morën bukë me vete.Ferguson tregon për pritjen në aeroport dhe për të nxehtin përvëlues edhe pse ishte fundi i shtatorit.Ai thotë se shqiptarët kishin një mbrojtje hermetike, por për fat u lodhën të parët. Skocezët barazuan dhe falë golit të shënuar në Skoci, përparuan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...