‘Ibra, njëri nga tre më të mirët’

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic është njëri nga tre lojtarët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon – thotë sulmuesi turk që bart fanellën e Rennes, Mevlut Erding.

Sulmuesi suedez bëri bujë të madhe pasi braktisi Milanin për t’u transferuar te Paris Saint-Germain këtë verë, ku e ka filluar më së miri sezonin me pesë gola të shënuar në katër ndeshjet e para me klubin francez.

“Ai është një nga tre lojtarët më të mirë në botë, së bashku me Messin dhe Ronaldon”.

“Jemi me fat që ai luan në Ligue 1. Ajo që më bën përshtypje më së shumti është vetëpërmbajtja dhe vetëbesimi, ai është 200 për qind i sigurt dhe kjo është forca kryesore që e ka në krahasim me të tjerët”, ka thënë ish-futbollisti i PSG-së për France Football.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...