Shpëton Liverpooli

dardanmiftari | Saturday, September 15, 2012 | 0 Komente

‘Të Kuqtë’ kanë arritur ta shmangin humbjen në udhëtimin e vështirë te Sunderlandi, ku kanë barazuar me rezultat 1-1.

Skuadra vendase krijoi avantazh në gjysmën e parë me anë të Steven Fletcher (29’) dhe dukej se do ta fitonte ndeshjen.

Megjithatë, mysafirët arritën që pa përfunduar takimi ta shënonin golin e barazimit përmes Luis Suarez (71’) dhe të nxirrnin një pikë nga kjo sfidë.

Pas katër xhirosh, Liverpooli ka dy pikë të grumbulluara, nga dy barazime dhe dy humbje. Ndërkaq, ky ishte barazimi i tretë i Sunderlandit, pas tri ndeshjesh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...