Behrami: Zvicra ma ka ndryshuar jetën

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Valon Behrami thotë se Zvicra ja ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij dhe se këmbët dhe trupi i tij do të japin gjithçka për këtë vend.

“Unë jam futbollist që i përkas përfaqësueses së Zvicrës, kjo është e qartë. Unë do të jetoj në Zvicër edhe pas karrierës, familja ime është rritur këtu. Jam shqiptar me origjinë, por Zvicrës i takoj”, ka thënë Behrami për Tdg.ch, raporton Kosova Sot.

“Unë nuk i harroj të mirat e këtij vendi. Do të thosha se zemra ime i përket përgjysmë Zvicrës dhe Shqipërisë. Por, këmbët e mia, trupi dhe forca, gjithmonë do të japin gjithçka për Zvicrën. Nga ky shtet kam përfituar shumë”.

“Vendimi për të luajtur për Zvicrën ka qenë i thjeshtë: Zvicra e ka ndryshuar jetën time dhe të familjes. Kjo zgjedhje ka qenë logjike”, ka shtuar mesfushori.

Takimi i sotëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës do të zhvillohet në Luzern me fillim nga ora 20:30.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...