Buffon më i paguari në Serie A

dardanmiftari | Wednesday, September 12, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është përfituesi më i madh në Serie A, me rreth 6 milionë euro në sezon.

Gazzetta dello Sport edhe këtë fillim sezoni ka publikuar harxhimet vjetore të klubeve në pagat e lojtarëve si dhe listën e përfituesve më të mëdhenj.

Buffon është i pari me një pagë mbi gjashtë milionë euro, ndërsa afërsisht sa ai paguhen edhe mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, dhe ai i Interit, Wesley Sneijder.

Në anën tjetër, pavarësisht pastrimit të madh, Milani sërish është klubi që harxhon më së shumti në paga të lojtarëve.

Top 10-shi i lojtarëve më të paguar në Serie A është ky:

- Me nga 6 milionë euro: Buffon (Juventus), De Rossi (Roma) dhe Sneijder (Inter)
- Me nga 5 milionë euro: Totti (Roma) €5m,
- Me nga 4.5 milionë euro :Cavani (Napoli) dhe Milito (Inter)
- Me nga 4 milionë euro: Cambiasso (Inter), Mexes (Milan), Pato (Milan) dhe Robinho (Milan)

Lista e klubeve italiane që harxhojnë më shumti në paga të lojtarëve dhe lojtari më i paguar i klubit:

- Milan €120m (Pato €4m),
- Juventus €115m (Buffon €6m),
- Inter €100m (Sneijder €6m),
- Roma €95m (De Rossi €6m),
- Lazio €66.2m (Klose €2.1m),
- Napoli €53.2m (Cavani €4.5m),
- Fiorentina €38.8m (Jovetic €2.5m).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...