Cana: Zvicra nuk ishte më e mirë
Kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, thotë se kuqezinjtë pësuan nga dy gabime të tyre në mbrojtje, në disfatën e mbrëmshme 2-0 nga Zvicra.
Cana mendon se sa i takon performanacave, nuk kishte shumë dallime në fushë dhe se goli i Xherdan Shaqirit ishte ai që vendosi fatin e takimit.
“Goli i parë ndryshoi shumë. Futbolli është i tillë, mund të jetë i pamëshirshëm. Ne ishim më të mirë deri te goli. Pas golit filluam të çlirohemi. Ky gol bëri shumë diferencë”.
“Edhe në pjesën e dytë bëmë gabim në pësimin e golit. Zvicra nuk tregoi shumë nga loja. Ne duhet të shikojmë përpara, dhe të përmirësojmë gabimet. Në tetor kemi dy ndeshje nga të cilat kërkojmë 6 pikë”, ka thënë Cana pas ndeshjes së mbrëmshme.
Category: Futboll
0 Komente