Behrami: Nuk ishte lehtë kundër Shqipërisë
Valon Behrami ka ndjerë një presion të theksuar në ndeshjen e mbrëmshme kundër Shqipërisë, që ka zgjatur madje disa ditë.
“Me thënë të drejtën ka 3-4 ditë që ne shqiptarët e kombëtares zvicerane kemi pasur emocione të forta, një lloj ngarkese, që është normale”.
“Nuk ka qenë kollaj për ne që të luajmë kundër Shqipërisë. Kur e di se po luan kundër skuadrës që përfaqëson vendin tënd, zemra e ka pak vështirë të luajë. Por kështu e ka sporti dhe ndjehem mirë që kemi fituar”, ka thënë Valoni për Albinfo.ch.
Mesfushori mitrovicas është optimist se Zvicra do të përfundojë e para në grup.
“Jemi në rrugë të mirë për vendin e parë. Ka qenë shumë me rëndësi fitorja sot por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë deri në fund”, ka shtuar ylli i Napolit.
Category: Futboll
0 Komente