Del Bosque i lehtësuar pas fitores së vonshme
Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, është i lehtësuar pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë në takimin e mbrëmshëm kualifikues për Botërorin 2014.
Goli shpëtimtar për kampionët e Evropës dhe të Botës erdhi në minutën 86-të nga sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado.
“Dua ta uroj Gjeorgjinë për paraqitjen e jashtëzakonshme. Ata na vendosën neve në shumë vështirësi me entuziazmin e tyre dhe me aftësinë për t’u mbrojtur në gjithë sulmin tonë edhe në qendër edhe në krahë”.
“Në këtë aspekt, nuk ishte një ndeshje e lehtë dhe ata e bënë të vështirë për ne, por ne fituam tre pikë të rëndësishme”.
“Dallimet në futboll po bëhen gjithnjë e më të vogla. Ne duhet të luajmë një kampanjë kualifikuese dhe ne nuk mund të mendojmë për asgjë më shumë se sa për kualifikim”, ka thënë Del Bosque.
Category: Futboll
0 Komente