Casillas: S’ka probleme me Ronaldon

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Iker Casillas, ka hedhur poshtë spekulimet, duke thënë se pakënaqësia e Cristiano Ronaldos ka qenë diçka momentale.

“Nuk ka pasur kurrfarë problemi. Të gjithë shkuan në kombëtaret e tyre për të luajtur gjatë javës. Unë erdha në stërvitje në ora 4:15 dhe nuk kishte takim mes Ronaldos dhe Mourinhos, kështu që nuk ka asgjë të pa zakontë. Ronaldo ishte normal. Ne duhet të jemi të fokusuar në ndeshjen ndaj Sevillas, pasi nuk bën të lëshojmë më pikë”.

“Për Realin, si lojtar dhe si tifoz, është kënaqësi të kemi në ekip Ronaldon. Dhe për Cristianon, është gjë luksoze të bart fanellën e klubit më të mirë në botë. Të gjithë janë të liruar. Ronaldo është i lumtur te Reali dhe tifozët janë të lumtur që e kanë Ronaldon. Tifozët e Realit e kërkojnë atë, por ata janë përkrah të gjithëve”, është shprehur Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...