Richards ka frikë nga Maicon

dardanmiftari | Friday, September 14, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, ka frikë për të ardhmen e tij te Manchester City, pas transferimit të mbrojtësit legjendar të Interit, Maicon.

“Menaxheri ka luajtur me formacionin 3-5-2 dhe ka mundësi më të mëdha që të luaj. Por, nëse ai luan me formacionin 4-4-2, atëherë do të jetë luftë mes meje Zabaletas dhe Maiconit për krahun e djathtë”.

“Nuk kam frikë, pasi gjithmonë kam pasur konkurrencë. Unë jam që shtatë vjet këtu dhe nuk besoj se do të largohem, megjithëse do të jetë shumë vështirë të përballoj konkurrencën me një njeri si Maicon. Nuk më pritet të kthehem në fushë dhe t’i tregoj të gjithëve se çfarë mund të bëj”, është shprehur Richards.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...