“City nuk mund ta blejë historinë e Realit”

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, përsëri ka thumbuar rivalin e të martës në Ligën e Kampionëve, Manchester Cityn, duke thënë se klubi i Roberto Mancinit mund të jetë shumë i fortë, por nuk është asgjë krahas historisë, traditës dhe trofeve të klubit mbretëror spanjoll.

“Janë disa gjëra që paraja nuk mund t’i blejë – trofetë dhe historinë. Real Madridi është Real Madridi, është gjë reale. Nuk ka klub, nuk ka rezultat, nuk ka garë, nuk ka trajner, nuk ka lojtar që mund ta ndryshojë këtë. Thjesht, Real Madridi është klub si asnjë tjetër. Është i pakrahasueshëm me ndonjë klub tjetër në botë”.

“Nuk ka ekip në botë që mund të krahasohet me Real Madridin. Asnjë”, ka thënë Mourinho për The Sun.

Ai shtoi se për të martën rreziqet kryesore për të te City janë Carlos Tevez dhe Mario Balotellin, duke përmendur këtë të fundit si ish-lojtar të tij te Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...