El Shaarawy kërkon falje për humbjen

dardanmiftari | Sunday, September 16, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, ka kërkuar falje për paraqitjen e ekipit të tij në disfatën nga Atalanta me rezultat 1-0.

Luca Cigarini shënoi golin e vetëm në disfatën me rezultat minimal, që është e dyta në tri ndeshjet e para në Serie A për Rossonerët.

“Kërkoj falje, është humbja e dytë në shtëpi. Ne nuk kemi luajtur keq, krijuam raste, por topi nuk hyri në rrjetë”.

“Lojtarët e tyre kanë pasur më pak raste, por ata shënuan. Tani duhet të mendojmë për të martën. Ne jemi të qetë dhe do të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë. Ndaj Anderlechtit do të jetë një ndeshje më ndryshe, nuk do të jetë lehtë”, ka thënë marokeni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...