Del Piero i jep përkrahje Insignes
Futbollisti i ri i Napolit, Lorenzo Insigne, ka marrë një telefonatë të papritur nga Alessandro Del Piero, pasi 21-vjeçari pati deklaruar se legjenda e Juventusit ishte idhulli i tij.
Sulmuesi i ri italian mori një ftesë befasuese në javën e kaluar nga përfaqësuesja për të ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Bullgarisë dhe Maltës, ndërsa më pas deklaroi se ish-sulmuesi i Juves që tash bart ngjyrat e Sydney FC ishte heroi i tij që nga fëmijëria.
Pasi i ka dëgjuar këto fjalë, ikona e Zonjës së Vjetër e ka thirrur në telefon futbollistin e ri, i ka uruar karrierë të suksesshme dhe ia ka premtuar një fanellë të nënshkruar të Juventusit.
“Alex është një xhentëlmen i vërtetë, një njeri përplot humanizëm, me stil dhe përulësi. Alex e ka vlerësuar dashamirësinë e Insignes me një gjest të shkëlqyer. Ishte një vepër e mirë, e bërë për ta favorizuar një të ri”, ka thënë agjenti i Insignes, Fabio Andreotti, për Radio CRC.
Category: Futboll
0 Komente