El Shaarawy: Jemi të zhgënjyer
Stephan El Shaarawy ka pranuar se fillimi zhgënjyes i sezonit ka prekur humorin e skuadrës në dhomën e veshjeve.
Rossonerët u ndaluan me barazim pa gola në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon, në shtëpi ndaj Anderlechtit, pasi gjatë vikendit u mposhtën po në shtëpi nga Atalanta.
“Për ne për momentin, tre pikët do të ishin të rëndësishme. Ka një zemërim dhe zhgënjim. Ne e dimë se nuk është një periudhë e mirë, por duhet të reagojmë”.
“Ne jemi një grup kompakt dhe i unifikuar, i aftë për t’i tejkaluar vështirësitë. Tifozët duhet të kenë besim në ne dhe ekipi duhet të jetë i vetëdijshëm për aftësitë e veta”.
“Ne vazhdojmë të krijojmë shumë raste. Ne duhet të qëndrojmë në këtë rrugë pasi është e duhura. Golat do të vijnë; ne vetëm duhet të mendojmë për të punuar para ndeshjes së ardhshme”, ka thënë El Shaarawy.
Category: Futboll

















0 Komente